RTSH 24 Live

Kosova

Trump anulon konferencën e nesërme për shtyp: Komisioni hetimor i 6 janarit është i njëanshëm

05/01/2022

Trump anulon konferencën e nesërme për shtyp: Komisioni hetimor i 6 janarit është i njëanshëm

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar konferencën për shtyp të planifikuar për nesër, në ditën e përvjetorit të parë të sulmit ndaj Kongresit Amerikan.

“Do të flas për shumë tema të rëndësishme në takimin tim të shtunën më 15 janar në Arizona”, deklaroi ish-presidenti amerikan.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se mediat nuk do të raportojnë faktin që Nancy Pelosi mohoi kërkesën për Gardën Kombëtare apo ushtrinë në Kapitol Hill”, thekson ish-presidenti amerikan.