RTSH 24 Live

Greqi

Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një pallat

26/01/2022

Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një pallat

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure në një pallat 6 katësh në rrugën Avenue Syggrou. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person , i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave. Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë e që u desh disa orë që të vihej në kontroll. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmive është dëgjuar si në periferitë jugore, si Kalamaki , ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës.