RTSH 24 Live

Teknologji

Tregu publik i shërbimeve “cloud”  pritet të ketë rritje të shpejtë

25/05/2022

Tregu publik i shërbimeve “cloud”  pritet të ketë rritje të shpejtë

Tregu publik i shërbimeve “cloud” të Kinës synon të regjistrojë një normë rritjeje komplekse prej 30.9 për qind në 5 vitet e ardhshme, sipas një raporti të publikuar nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC), njofton “Xinhua”.
IDC vlerësoi se madhësia e tregut do të arrijë në 105.76 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2026.
Sipas IDC, pjesa globale e tregut të shërbimit publik “cloud” të Kinës do të rritet në 9.9 për qind nga 6.7 për qind që ishte në vitin 2021.
Sipas kompanisë, trendi përshpejtues i transformimit digjital të sipërmarrjeve dhe stimujt e politikave të vendit do të sjellin mundësi të reja. (Sipas CRI )