RTSH 24 Live

Ekonomi

Tregu i sigurimeve janar-tetor 2021, AMF: Rritje me rreth 16% krahasuar me një vit më parë

26/11/2021

Tregu i sigurimeve janar-tetor 2021, AMF: Rritje me rreth 16% krahasuar me një vit më parë

Primet bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2021 jane rritur me 16.5 % gjate 8 muajve te pare te vitit 2021 sipas Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Konkretisht keto prime kapën vlerën 15,7 milionë lekë. 

Gjatë periudhës janar-tetor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura ka shenuar nje  rritje prej 21.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.28%. 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.09% të totalit të tregut.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2021 paten rritje me  12.77 % më shumë se në periudhëne vitit te kaluar.

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2021 u rriten me  22.83% më shumë se në periudhën janar-tetor 2020. 

Nderkohe qe gjatë periudhës 8 mujore dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, kane shenuar renie me 9.71% se në periudhën janar-tetor 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fundvitit 2019 gjatë vitit të kaluar. 

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-tetor 2021 kapën vlerën 3,333 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 31.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.