Shqipëria ka eksportuar më pak mallra gjatë 10 mujorit të vitit 2023, çka ka sjellë më pak të ardhura në ekonomi. Por edhe treguesi tjetër tregtar, importet në këtë dhjetë mujor rezulton me ulje, duke sjellë kështu një bilanc negativ të tregtisë me jashtë.
Të dhënat e INSTAT flasin për ulje të nivelet të eksportuese si në muajin Tetor edhe gjatë dhjetë mujorit. Në Tetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 8,8 %, në krahasim me Shtator 2023.
Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u ulur me -6,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 6,5 %, në krahasim me Shtator 2023. Deficiti tregtar i muajit Tetor është 42 mld lekë, duke u ulur me -7,9 %, krahasuar me Tetor 2022 dhe duke u rritur me 4,5 %, në krahasim me Shtator 2023.
Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 370 mld lekë, duke u ulur me -8,6 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me -6,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 358 mld lekë, duke u ulur me -4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të2022.Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve që kanë pësuar ulje janë “Tekstile dhe këpucë” ,“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, “Prodhime druri dhe letre”.
Në uljen e importeve kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale” me, “Tekstile dhe këpucë” . Shqipëria partnerët kryesorë të tregtisë me jashtë ka Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Greqinë, Kinën dhe SHBA.
/rtsh/