RTSH 24 Live

Ekonomi

Tregjet e Elbasanit, qepa egjiptiane zëvëndëson qepën e vendit

01/04/2023

Tregjet e Elbasanit, qepa egjiptiane zëvëndëson qepën e vendit

Mungesa e prodhimit vendas e qepës ka bërë që tregtare në Elbasan të tregtojnë prodhime të importuara nga Egjipti.

Pak ditë më parë 1 kg qepë tregtohej me 80 lek, ndërsa sot çmimi i saj është dyfishuar duke u bërë që të shitet me të paktën 150 lekë.

Të paktë janë ata tregtarë që shisnin produktin e qepës, ata shprehen se situata është tepër alarmante, pasi kanë një mungesë të tregut vendas duke u detyruar ta marin nga Egjipti.

Rritja e çmimit vjen si pasojë e transportit, për ta janë të shumta rastet kur qytetarët shikojnë tezgat e tyre dhe largohen pa blerë asgjë.

Ndërkohe nga ana tjetër qytetarët dhe komsumatorët shprehen se ky çmim është i papërballueshëm.

Sipas tyre jo vetëm çmimi i qepës është rritur, por edhe i produkteve të tjera çka ka reduktuar dhe konsumin e tyre.

Prej nisjes së pandemisë familjet shqiptare janë përballuar disa herë me rritje të çmimit të shportës.

/rtsh.al/