RTSH 24 Live

Kuriozitete

Tre vende 'në rrezik' i shtohen Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

26/01/2023

Tre vende 'në rrezik' i shtohen Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesa-s dhe vendet në Jemen dhe Liban u shtuan në Listën e Trashëgimisë Botërore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Të tre vendet u shtuan njëkohësisht në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s.

Konventa themeluese e UNESCO-s i detyron të gjithë anëtarët mes të cilëve janë Rusia dhe Ukraina që “të mos marrin asnjë masë të qëllimshme që dëmton drejtpërdrejt ose tërthorazi trashëgiminë e tyre ose të një shteti tjetër palë në Konventë”.

Në deklaratë thuhet se vendimi do t'i japë Ukrainës akses në "ndihmë ndërkombëtare teknike dhe financiare" për të mbrojtur dhe rehabilituar qendrën e qytetit. Mbishkrimi është bërë gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Paris.

Takimi trajtoi tre vende të kërcënuara:

Qendra Historike e Odesa-s (Ukrainë)

Panairi Ndërkombëtar Rachid Karami-Tripoli (Liban)

Monumentet e Mbretërisë së Lashtë të Saba (Jemen)

Të treja renditen si në Listën e Trashëgimisë Botërore ashtu edhe në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në Jemen, vendi përfshin shtatë vende arkeologjike që tregojnë arritjet arkitekturore, estetike dhe teknologjike të Mbretërisë së Saba nga mijëvjeçari i parë para Krishtit deri në ardhjen e Islamit rreth vitit 630 të erës sonë. Vendi u shtua në listën "në rrezik" për shkak të kërcënimeve të paraqitura ndaj sajtit nga konflikti i vazhdueshëm në Jemen.

Panairi Ndërkombëtar Rachid Karami në Tripoli, u projektua në vitin 1962 nga arkitekti brazilian Oscar Niemeyer. Ndërtesa e saj kryesore është një sallë ekspozite e mbuluar në formë boomerang-u.

/rtsh.al/