RTSH 24 Live

Televizion

Tre gazetarë investigativë shqiptarë vlerësohen me çmim nga OSBE

26/11/2021

Tre gazetarë investigativë shqiptarë vlerësohen me çmim nga OSBE

Tre gazetarë investigativë shqiptarë vlerësohen me çmim nga OSBE. 

Ata janë Anila Hoxha, për artikullin “Kontrata PPP e sterilizimit i kushton shtrenjtë sistemit shëndetësor”; Entela Bajramaj, për dokumentarin “Zhvatje përmes kredisë”; Ferdinand Dervishi, për artikullin “Truket shtetërore që po zhvatin perlat e bregdetit”.

Fituesit u zgjodhën nga juria e përbërë nga Mark Marku, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Erlis Çela Shef i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Beder dhe Erjon Ciku nga Njësia për Zhvillimin e Medias në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri”.