RTSH 24 Live

Teknologji

Tre ditë në hapsirë, raketa hapsinore e SpaceX me “4 turistët” mbërrijn e sigurt në Tokë

19/09/2021

Tre ditë në hapsirë, raketa hapsinore e SpaceX me “4 turistët” mbërrijn e sigurt në Tokë

Katër astronautët amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik pas tre ditësh udhëtim në hapësirë. Ky ishte fluturimi i parë me qira i pasagjerëve për SpaceX e Elon Musk, dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private. Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ekipi i “Inspiration4” u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman. “Ishte një udhëtim i mirë për ne,” tha Isaacman me radio menjëherë pas uljes. “Ne sapo kemi filluar në këtë provojë” tha ndër të tjera. Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë. Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakulare të tokës. Shuma e parave që ka dhënë Isaacman për miliarderin Musk nuk është njoftuar por revista Time e ka vendosur çmimin e biletës për të katër vendet në 200 milionë dollarë. Për themeluesin e SpaceX, Elon Musk, kjo është hyrja e tij e parë në kompeticionin e turizmit hapësinor.