RTSH 24 Live

Rajon

Trazirat në Mal të Zi, Kosovës i kërkohet të ketë kujdes nga interesat serbo-ruse

07/09/2021

Trazirat në Mal të Zi, Kosovës i kërkohet të ketë kujdes nga interesat serbo-ruse

Trazirat në Mal të Zi dhe një këngë e intonuar nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe në Manastirin e Cetinjës shqetësojnë Prishtinën. Në tekstin e saj ka një varg ku thuhet “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e çështjeve politike kërkojnë që këto thirrje të mos nënvlerësohen, pasi Serbia qëndron mirë ushtarakisht dhe ka një aleat si Rusia.

“Rusia luan një rol shumë destruktiv dhe me investime minimale është duke arritur që të krijojë destabilizim maksimal. Kjo vërehet në Mal të Zi tash, por edhe më herët në Maqedoni, Kosovë, Bosnje etjerë, si mashë në krijimin e këtij destabilitetidhe çorientimi të rajonit në rrugën e integrimeve euroatlantike e përdorë Serbinë, e cila është edhe aleate edhe vetë-viktimë e vullnetshme e interesaveruse në rajon.”, shprehet Arben Hajrullahu, profesor i shkencave politike.

 “Forcat inteligjente ruse në bashkëpunim me Kishën Ortodokse kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi, jo vetëm tash, por qe një kohë të gjatë. Jo vetëm Mali i Zi, por i gjithë rajoni është i rrezikuar nga ky ndikim. Probleme shfaqen edhe nështetet të tjera dhe Kosova nuk është që mund t’iu ikë këtyre problemeve, andaj duhet të jemi mjaft të kujdesshëm sa i përket këtyre problemeve që e rrethojnë regjionin.”shprehet Gynenvenhari, drejtor ekzekutiv i “GeoPost”.

Zgjidhja duhet të shihet tek investimet në mbrojtjedhe anëtarësim në NATO.

“Kosova duhet ta ketë prioritet çështjen e sigurisë kombëtare, e cila do të garantohej më së miri përmes anëtarësimit në NATO. Në qoftë se anëtarësimi në NATO nuk do të jetë i mundur, atëherë Kosova duhet që sa më parë të punojë drejt realizimit të akteve të mbrojtjes në krye me SHBA-në.”, thotë Hajrullahu.

Ekspertët i bëjnë thirrje institucioneve të sigurisë publike në Kosovë dhe mediave që të bëjnë kujdes me dezinformatat e ndryshme nga qarqet serbo-ruse në Ballkan, që bëhen në kuadër të luftës hibride. Ndërkohë, qeveria e Prishtinës nuk ka bërë asnjë koment lidhur me zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe një kërcënimi të mundshëm për sigurinë./A2