RTSH 24 Live

Kronika

Transportonte mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, arrestohet shoferi 37-vjeçar

16/09/2022

Transportonte mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, arrestohet shoferi 37-vjeçar

E. G., 37 vjeç, shofer i një autobusi i linjës Athinë-Tiranë, ka rënë në pranga të policisë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara".

Gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në bagazhin e autobusit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale (37 goma makinash, 200 litra vaj makinash, 5 thasë me konfeksione, 20 pako cigare, 2 kuti me medikamente mjekësore, etj), të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

/rtsh.al/