RTSH 24 Live

Aktualitet

Transportonte emmigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 21-vjeçari

13/08/2022

Transportonte emmigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një person pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Policia njofton se 21-vjeçari  E.V., u kap në dalje të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Opel”, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE kundrejt fitimit.

Qarku Korçë, Vijon operacioni policor "Perimetri 189". U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 1 tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Opel", në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"””, njofton Policia.

/rtsh.al/