RTSH 24 Live

Kronika

Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37 vjeçari nga Elbasani

13/07/2021

Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37 vjeçari nga Elbasani
Një 37 vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia, pasi po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Sipas policisë, u arrestua E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe, banuese në Korçë. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin E. Sh., i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Lancia” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 37-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen K. B., dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.