RTSH 24 Live

Sociale

Transformimi i Tiranës, Veliaj: Gazetarë të rinj nga rajoni vizitojnë kryeqytetin në tetor

28/09/2021

Transformimi i Tiranës, Veliaj: Gazetarë të rinj nga rajoni vizitojnë kryeqytetin në tetor

Një grup gazetarësh të rinj nga rajoni, pjesë e “Youth Trail Initiative”, do të vizitojnë Tiranën gjatë muajit tetor. Lajmin e bëri të ditur sot, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zhvilloi një takim lidhur me këtë nismë, me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Sipas Veliajt, në kuadër të kësaj nisme gazetarët do të njihen me transformimin e Tiranës. “Teksa përgatitemi për Tiranën Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dhe aktivitetet e shumta me të rinjtë, falë OSBE-së, në tetor mikpresim në Tiranë një grup gazetarësh të rinj nga rajoni, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, të cilët mezi pres të njihen me kryeqytetin tonë të transformuar. Kënaqësi që diskutova për këtë nismë të bukur me Borën dhe Ambasadorin Del Monaco”, tha Veliaj.