RTSH 24 Live

Sociale

Transformim i mjediseve dhe shërbimeve të DRSHTRR në Gjirokastër, Rama publikon pamje

16/05/2022

Transformim i mjediseve dhe shërbimeve të DRSHTRR në Gjirokastër, Rama publikon pamje

Godina e re e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër po rindërtohet si pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook, ndërsa uron javë të mbarë për qytetarët.

Dhe me godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, ku po vijon puna për rindërtimin e gjithçkaje nga e para, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të gjithë vendin, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama.

Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor po transformohen rrënjësisht në të gjitha qytetet e vendit, duke zëvendësuar zyrat e vjetra, të amortizuara, me arkiva të dëmtuara e të pavlefshme, me ndërtesa të reja të mirë projektuara sipas kritereve dhe standardeve që kërkojnë shërbime të tilla. 

/rtsh.a/