RTSH 24 Live

Kronika

Tragjike, skafi humb kontrollin, përplas për vdekje fëmijën në Himarë

02/08/2022

Tragjike, skafi humb kontrollin, përplas për vdekje fëmijën në Himarë

Një fëmijë 7-vjeç është përplasur nga një skaf në plazhin e Potamit dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe drejtuesi i mjetit lundrues A.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/