RTSH 24 Live

Aktualitet

Tragjedia në Cetinje/ Ilir Meta u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: I tronditur, ndaj dhembjen dhe lutjet e mia për jetët e humbura

13/08/2022

Tragjedia në Cetinje/ Ilir Meta u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: I tronditur, ndaj dhembjen dhe lutjet e mia për jetët e humbura

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tragjedisë së 12 gushtit në Cetinje, ku një person qëlloi me armë zjarri duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë. Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave ndërsa lutet për jetët e pafajshme të humbura.

“I tronditur nga tragjedia në Cetinje, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin tim familjeve të viktimave të pafajshme, popullit mik dhe autoriteteve të Malit të Zi. Ndaj dhembjen, mendimet dhe lutjet e mia për jetët e pafajshme të humbura sot”, tha Meta.

34-vjeçari Vuk Boriloviq pas një konflikti në familje ka qëlluar me armë zjarri në rrugë duke lënë të vdekur 10 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë. Po ashtu, autori mbeti i vrarë edhe vetë. Pas tragjedisë së rëndë, Mali i Zi shpalli 3 ditë zie kombëtare.

/rtsh.al/