RTSH 24 Live

Rajon

Tragjedia në Bullgari, Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me ata që janë në zi

23/11/2021

Tragjedia në Bullgari, Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me ata që janë në zi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjet tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm, si dhe zjarrin që përfshiu shtëpinë e të moshuarve ne Bullgari, ku vdiqën 9 persona.

'Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.'- shkruan Blinken.