RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Tragjedi në Vlorë, nëna dhe foshnja humbasin jetën

26/11/2021

Tragjedi në Vlorë, nëna dhe foshnja humbasin jetën

Një lajm tragjik mbërrin nga Vlora. Të premten në mesditë, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.