RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Tragjedi në spitalin e Tetovës, të paktën 10 viktima nga zjarri

09/09/2021

Tragjedi në spitalin e Tetovës, të paktën 10 viktima nga zjarri

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se zyrtarisht se ka 10 viktima pasi një zjarr përfshiu një spital në Tetovë mbrëmjen e të mërkurës. “Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën djegien e spitalit modular Kovid në Tetovë. Në mesin e muajit prill ishte raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, raportojnë mediat maqedonase.