RTSH 24 Live

Europë

Tragjedi në Milano, avioni me 8 persona në bord përplaset me një ndërtesë

03/10/2021

Tragjedi në Milano, avioni me 8 persona në bord përplaset me një ndërtesë

Një avion i vogël është përplasur me një ndërtesë në Milano jo shumë larg stacionit të metrosë duke shkaktuar edhe zjarr. Sipas raportimeve deri tani flitet se tetë persona që kanë qenë në bordin e avionit, mes tyre dhe një fëmijë kanë humbur jetën.

Alarmi në Areu (Agjensinë Rajonale të Emergjencave në Lombardi) ka mbërritur rreth orës 13:00 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policë dhe zjarrfikës.

Ndërtesa ku është përplasur avioni ishte duke u rikonstruktuar dhe për këtë arsye asnjë person nuk ka qenë brenda godinës. Avioni ishte nisur nga Milano në drejtim të ishullit të Sardenjës.