RTSH 24 Live

Rajoni

Tragjedi në Malin e Zi, qëllon 10 veta, vritet dhe autori i ngjarjes

12/08/2022

Tragjedi në Malin e Zi, qëllon 10 veta, vritet dhe autori i ngjarjes

Tragjedi në Malin e Zi. 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive që kanë ndodhur sot pasdite në Cetinje. Lajmi është konfirmuar për Pobjedën nga Drejtoria e Policisë.

Sulmuesi, Vuk Boriloviq (34) vjeç nga Cetinja, i cili dyshohet se është autori i kësaj tragjedie është vrarë.  Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi ka qëlluar edhe kalimtarët e rastit në lagjen Medovina, pas një konflikti në familjen e tij. 

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, shkruan Abazoviç në Telegram.

 pobjeda

/rtsh.al/