RTSH 24 Live

Kosova

Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit në SHBA, aktori i njohur Alec Baldwin vret aksidentalisht me armë fotografen dhe plagos regjisorin

22/10/2021

Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit në SHBA, aktori i njohur Alec Baldwin vret aksidentalisht me armë fotografen dhe plagos regjisorin

Një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit “Rust”, një film western me Alec Baldwin në prodhim në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën. Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza.
Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim. Sipas hetuesve, të cilët vizituan skenën e të shtënave, drama duket se lidhet me një armë të përdorur si aksesor në xhirime. 
Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se ç’lloj plumbi është qëlluar dhe në ç’mënyrë”, thuhet në deklaratën e sherifit. Hutchins dhe Souza “u qëlluan kur Baldwin zbrazi armën”, tha sherifi i Santa Fe, duke shpjeguar se drejtoresha i fotografisë vdiq më vonë për shkak të plagëve. 
“Rust” është një western i shkruar dhe drejtuar nga Joel Souza, ku luan Alec Baldëin si bashkëprodhues dhe në rolin e një të jashtëligjshmi Harland Rust, i cili vjen në ndihmë të nipit të tij 13-vjeçar të dënuar me burg për vrasje.