RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafiku i ilaçeve dhe dopingut, Europol operacion në 28 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë! 349 të arrestuar

20/12/2022

Trafiku i ilaçeve dhe dopingut, Europol operacion në 28 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë! 349 të arrestuar

59 grupe kriminale që merreshin me trafikun e ilaçeve dhe të doping nga Europol, në një operacion që u shtri në 28 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. 349 persona ranë në pranga, ndërsa u sekuestruan mbi 40 milionë euro dhe më shumë se 10.5 milionë njësi ilaçesh dhe substancash dopingu.

Shtetet Anëtare të BE-së ku u shtri operacioni janë Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja. Ndërsa vendet e palëve të treta janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara.

Operacioni i zhvillua midis prillit dhe tetorit 2022, ndërsa shitjet e medikamenteve kryheshin përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë. 10 laboratorë klandestine u mbyllën, 588 faqe interneti të monitoruara u mbyllën, ndërsa u sekuestruan 74 000 dërgesa.

/rtsh.al/