RTSH 24 Live

Sociale

Tradita e kultivimit të ullirit në Konispol, fermeri Zeqiri prej 60 vitesh kujdeset për këtë kulturë

4 orë para

Tradita e kultivimit të ullirit në Konispol, fermeri Zeqiri prej 60 vitesh kujdeset për këtë kulturë

Prej gati 60 vitesh fermeri nga Konispoli Idriz Zeqiri ka mësuar të përkujdeset për kulturën e ullinjve . Ai ullinjtë i ka të trashëguar nga familja e tij dhe më pas i janë kthyer edhe në pasionin e tij të jetës . Tashmë  66 vjeçari ka të mbjella me to 10 dynym tokë.

Fermeri thotë se për ullinjtë e Konispolit dhe për vajin që nxirret prej tyre ka kërkesa të larta .

Nga viti në vit në bashkinë e Konispolit fermerët po shtojnë sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore pasi klima në këtë zonë e  favorizon tepër.

/RTSH/