RTSH 24 Live

Kronika

Topalli: Votat tona shkojnë në aleancë me PD, por me kushtin jo me Bashën kryeministër!

06/01/2021

Topalli: Votat tona shkojnë në aleancë me PD, por me kushtin jo me Bashën kryeministër!

Për herë të parë kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli deklaron publikisht synimin e saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në “RTSH 24”, zonjaTopalli tha se me votat e partisë së saj dhe të partive të tjera do të negociohen që e djathta të vijë në pushtet por me kushtin që kreu i PD Lulzim Basha të mos jetë kryeministër. “Ne po punojmë për këtë dhe votat e partisë që unë drejtoj do shkojnë në ndihmë të PD për të largaur Edi Ramën, por ama kryeministër të mos jetë Lulzim Basha”, tha Topalli në “Dekalog” e pyetur nga gazetari Roland Qafoku se si do të arrihet kjo.
Ndërkohë zonja Topalli shtoi se partia që ajo drejton është shumë afër aleancës me Astrit Patozin kryetarin e Partisë Bindja Demokratike dhe se shumë shpejt kjo që mund të konkretizohet edhe me një listë të përbashkët.
Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim Topalli iu kthye edhe një herë devizës së saj që është kundër treshes që ajo e quan problemin e vendit, presidentit Ilri meta, kryeministriri Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.