RTSH 24 Live

Politikë

Topalli: Të zëvëndësojmë elitat e korruptuara me njerëz normalë e të ndershëm!

22/01/2021

Topalli: Të zëvëndësojmë elitat e korruptuara me njerëz normalë e të ndershëm!

Ish kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli e cila sot drejton formacionin politik "Lëvizja për ndryshim" ka bërë thirrje për sipas saj "zëvëndësimin e elitave të korruptuara me njerëz normalë e të ndershëm!" në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
"Sot ka nevoje për kurajo, përtej krizës që vendi jeton" tha zonja Topalli. Ajo ka nënvizuar se "Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon në T III, është e dhjeta në Europë". "Largimi i Edi Rames është vetëm një hap, por i pamjaftueshëm për të ndryshuar vendin" tha zonja Topalli. Sipas saj "Ndryshimi nuk eshte riciklim i te korruptuarve apo i atyre qe pasurohen ne menyre te frikshme kur gati gjysma e popullsise jeton  me me pak se 5 dollare ne dite".
Për krijuesen e "Lëvizja për ndryshim", "Vendi ka nevoje per zevendesimin e elitave te korruptuara me njerez normal e te ndershem!". "Vendi ka nevoje per shprese per ndryshim! Nje vendim i forte kundra 3 kryetareve te korruptuar kerkon nje vendosmeri te madhe" tha zonja Topalli.
Ajo ka bërë thirrje për pjesmarrje në votime. "Nese qendron ne shtepi , do i besh nderin me te madh atyre qe çuan vendin ne piken e zgripit. Sot ka nevoje per kurajo pertej krizes qe vendi jeton.
Sot ka nevoje per te ndermarre nje sfide te veshtire. Sot ka nevoje per te bere cfare eshte mire, per t’u bashkuar , per te besuar ne vehte, per te besuar ne ëfare ne mund te bejme se bashku" tha zonja Topalli.