RTSH 24 Live

Politikë

Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës

02/03/2021

Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka prezantuar këtë të martë kandidatët për deputetë të partisë që ajo drejton, për qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.
Në fjalën e saj Topalli tha se “është një listë që për Shqipërinë e djeshme ka qenë një mirazh, një listë e nxjerrë nga një sirtar që dukej se nuk do të hapej kurrë, një listë që bashkë me ekipin e LN e kemi pagëzuar si“ Ëndrrat e vendit tim”.. “Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persekutuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.”, tha zonja Topalli.