RTSH 24 Live

Kronika

Topalli: Bashkë për të larguar treshen  që mban peng zhvillimin e vendit

23/02/2021

Topalli: Bashkë për të larguar treshen  që mban peng zhvillimin e vendit

Kryetarja e "Lëvizjes për Ndryshim" Jozefina Topalli prezantoi të martën 10 kandidatët për deputet të Tiranës. 
Zonja Topalli tha se ata janë përfaqësues të elitës që vijnë nga bota akademike dhe ofrojnë për qytetarët modelin e intelektualit të perkushtuar për vendin dhe të pakorruptuar. 
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ftoi qytetarët të bashkojnë votat në 25 Prill për të larguar sikundër tha treshen  që mban peng zhvillimin e vendit. Për zonjën Topalli ata janë Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe  Kryetari i PD-së Basha. 
Ajo Topalli akuzoi Bashën se bashkëpunon për interesat e veta ekonomike me Kryeministrin Rama duke bërë që sot jashtë selisë së PD-së të ketë  më shumë demokratë sesa brenda saj.