RTSH 24 Live

Sociale

Tkurret popullsia në vend, INSTAT: Në tremujorin e parë të 2022, 1.882 vdekje më shumë se sa lindje

12/05/2022

Tkurret popullsia në vend, INSTAT: Në tremujorin e parë të 2022, 1.882 vdekje më shumë se sa lindje

Popullsia e vendit duket se ka pësuar një tkurrje, ku sipas INSTAT, në tre mujorin e parë të 2022, numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve. Në raportin e fundit të INSTAT mbi treguesit demografikë, thuhet se në tremujorin e parë të 2022, u regjistruan 1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

Po ashtu, krahasuar me një vit më parë, ka pësuar ulje edhe numri i lindjeve, ku për tremujorin e parë të 2022 është regjistruar një rënie prej 4.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas raportit, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.194 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 106 lindje.

Raporti vëren po ashtu se në tremujorin e parë 2022, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 146 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.991 vdekje.

/rtsh.al/