RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Tjetër vrasje në gjueti, i riu nga Dibra qëllon për vdekje shokun

17/12/2020

Tjetër vrasje në gjueti, i riu nga Dibra qëllon për vdekje shokun

Një tjetër vrasje në gjueti ka ndodhur në Dibër ditën e sotme.

Pas ngjarjes së rëndë të 27 nëntorit ku në Bulqizë Klodian Kola vrau Elidon Bashën, Policia thotë se një tjetër krim ka tronditur qarkun e Dibrës.

Sipas informacioneve të para dyshohet se një person nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Policia thotë se arma e gjahut çifte është sekuestruar.

Pjesë nga njoftimi:

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit Rifat XHeleshi. dhe Gentian Kosiqi kanë qenë për gjueti.

Shtetasi Rifat Xheleshi, 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Gentian Kosiqi, rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.