Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:50, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në rrugës. Bëhet me dije se autori e ka hedhur sasinë e lëndës plasëse nga makina dhe më pas është larguar. Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e një lokali.
Pronari ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide konkrete kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurrenca ose ndonjë klient i pakënaqur.
/rtsh.al/