RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë/ Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë, një i arrestuar

14/09/2022

Tiranë/ Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë, një i arrestuar

2 mijë litra naftë kontrabandë janë sekuestruar në Tiranë këtë të mërkurë, ndërsa u arrestua në person dhe po hetohet në gjendje të lirë një tjetër. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi B. S., si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin naftë kontrabandë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Diesel 2’. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën “Azem Galica”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 2”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. S. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë”, njofton policia.

/rtsh.al/