RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë/ Përvetësonin mjete të qytetarëve duke i mashtruar dhe më pas i shisnin, në pranga 38-vjeçari! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

21/01/2023

Tiranë/ Përvetësonin mjete të qytetarëve duke i mashtruar dhe më pas i shisnin, në pranga 38-vjeçari! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një person ka rënë në prangat e Policisië këtë të shtunë në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Është arrestuar E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 35-vjeçari B. B., të cilët, sipas policisë, përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe  për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Mekanizmi".

Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

- E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe  për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

kronika