RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë, lëvizte i armatosur te “Komuna e Parisit”, arrestohet 44-vjeçari

17/12/2022

Tiranë, lëvizte i armatosur te “Komuna e Parisit”, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri me vete. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se 44-vjeçari me inicialet V. K. U kap në zonën “Komuna e Parisit”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një pistoletë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Sinjali", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

/rtsh.al./