RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve brenda ditës

12/11/2020

Tiranë, koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve brenda ditës

Dy vëllezër kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda pak orësh në Tiranë. Afrim Osmani, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në një postim në rrjetet sociale shkroi fillimisht i pikëlluar se:

Covid më mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do që të shkoj në banesën e fundit, sipas protokollit të zi te Covid. I mirëkuptoj të gjithë” ishte postimi i tij i parë.

Ndërkohë, disa orë më pas, ai njoftoi ndarjen nga jeta edhe të vëllait tjetër.

“Covid e mori edhe vëllain tjetër, Arjanin. Tmerr pa fund”. /rtsh.al