RTSH 24 Live

Letërsi

Tiranë, "Javën e Kulturës Kosovare" përkujtohet poeti kosovar Ali Podrimja

23/11/2022

Tiranë, "Javën e Kulturës Kosovare" përkujtohet poeti kosovar Ali Podrimja

Në "Javën e Kulturës Kosovare", në mjediset e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit, u organizua takimi letrar “Poezia e Podrimjes”, njofton RTSH.
Takimi ju kushtuar poetit kosovar Ali Podrimja, me rastin e  shpalljes së vitit 2022 si “Viti i Ali Podrimjes”.
Studiuesit e letërsisë bashkëkohore, vlerësuan lart figurën e Podrimes.
Autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi ai çmohet nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.
Ata thanë se Poderimja ka meritën se e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, duke vendosur parime të tjera krijuese.
Gazmend Krasniqi tha se vlera e tij si poet, qëndron në simbolikën që ai përdor, gjithashtu edhe për faktin se e ngre poezinë në një rrafsh universal.
"Java Kulturore Kosovare" përmbyll ciklin vjetor të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. 

/ rtsh.al /