RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Tiranë, dyshohet se djali ka qëlluar me armë nënën

31/12/2020

Tiranë, dyshohet se djali ka qëlluar me armë nënën

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Astirit, në periferinë perëndimore të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më pare. Dyshohet për një person të plagosur. Sias burimeve ende të pa konfirmuara nga policia dyshohet se kemi të bëjmë me një krim në familje. Sipas tyre djali i identifikuar si P.Tela ka qëlluar me armë nënën e tij, në banesën në rrugën "Astrit Dushi". Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë në vendngjarje.