RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë, arrestohet gjeorgjiani me pasaportë ukrainase false

07/02/2023

Tiranë, arrestohet gjeorgjiani me pasaportë ukrainase false

Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e Tiranës,  pasi ishte në kërkim për grabitje me armë. 
Mindia Lavasogli, fshihej në kryeqytet dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi.
Sipas Policisë, operacioni u krye nga reparti “Fast Albania”.
42-vjeçari është kreu i një grupi kriminal, me aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera.
Ky operacion i Policisë së Shtetit u realizua duke shkëmbyer informacion me homologët e repartit “Fast” të Malit të Zi.
Vijon bashkëpunimin  me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.

 

/ rtsh.al /