RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë, 60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë! Dy pistat e hetimit të policisë

23/05/2022

Tiranë, 60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë! Dy pistat e hetimit të policisë

Një 60-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndeti mendor, ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.

Polica e Tiranës ka nisur hetimet ku mbetet e paqartë nëse 60-vjeçari M.L. është plagosur apo është vetëplagosur më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në Kombinat, ndërsa 60-vjeçari ka marrë mjekimin e duhur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/