RTSH 24 Live

Muzikë

Tirana stacioni i yjeve të muzikës botërore! Iglesias dhe Martin në dy koncerte

07/06/2023

Tirana stacioni i yjeve të muzikës botërore! Iglesias dhe Martin në dy koncerte

Ylli i muzikës spanjolle Enrique Iglesias do të jetë në koncert në Tiranë më 30 qershor. Lajmin e jep ministrja e kulturës Elva Margariti në rrjetet sociale. "Tirana tanimë është stacioni i yjeve!" shkruan zonja Margariti e cila, ndërsa lajmëron koncertin e Igleziasit në Tiranë, kujton se ai mbërrin në kuadër të aktiviteteve të "Javës së Kulturës Spanjolle". Koncerti mbahet në Sheshin Skënderbej.

Ndërkaq pak ditë më vonë Tiranën do ta vizitojë një tjetër yll i muzikës latine, Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjet edhe kryeministri Edi Rama.

Martin do të performojë në një koncert në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. 

 

/ rtsh.al /