RTSH 24 Live

Sociale

Tirana, kryeqyteti i Rinisë 2022, teknologjia dhe inovacioni e ardhmja e të rinjve shqiptar

16/06/2022

Tirana, kryeqyteti i Rinisë 2022,  teknologjia dhe inovacioni e ardhmja e të rinjve shqiptar

Të rinj të apasionuar pas teknologjisë u bënë pjesë e një diskutimi me një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Jeruzalem sa i përket inovacionit.

Drejtori i Zhvillimit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin e Inxhinierisë Azrieli Michael Mizrahi, nxiti të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të guxojnë të zhvillojnë ide novatore.

Ju keni avantazhe që izraelitët nuk i kanë dhe besoj se me mendësinë e duhur mund të zhvilloni ide të reja dhe të shfrytëzoni të rinjtë e talentuar, në mënyrë që të përfitoj i gjithë vendi”, u shpreh Mizrahi.

Teknologjia është e ardhmja për rininë, ndaj duhet nxitur dhe zhvilluar sidomos në vendet e Ballkanit, ku të rinjtë po largohen nga vendet e tyre.

/rtsh/