RTSH 24 Live

Sociale

Tirana, Kryeqyteti Europian Rinisë, të rinjtë të aplikojnë deri në 28 janar për t’u bërë pjesë e aktiviteteve

14/01/2022

Tirana, Kryeqyteti Europian Rinisë, të rinjtë të aplikojnë deri në 28 janar për t’u bërë pjesë e aktiviteteve

Këtë vit Tirana është kryeqyteti Europian Rinisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një titull, por për mundësi për të rinjtë që kanë një ide, një passion apo një dëshirë, që mund ta vënë në zbatim gjatë vitit 2022. 
Në gjimnazet dhe universitetet e Tiranës po zhvillohen sesione informuese për t’i orientuar të rinjtë se si të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kalendarit të aktiviteteve  që kanë në qendër rininë. Ky është sesioni informues në Universitetin e Arteve. Erlindi, student në degën e skulpurë qeramikës shprehu menjëherë interes. 
Jehona Roka, Koordinatore e programit “Rinia krijon Kulturë” thotë se edhe në dy javët e ardhshme do të vijojnë sesionet informuese me qëllim për të përfshirë sa më shumë të rinj. 
Program i vitit europian të rinisë mbështetet në 8 shtylla kryesore, që nga inovacioni, kultura, shëndeti e diversiteti, ku kushdo mund të aplikojë për të vënë në zbatim një ide interesante
Titulli Kryeqyteti Eurpian i Rinisë akordohet nga Forumi Rinor Europian që prej vitit 2009. Tirana, me iniciativë të organizatve rinore aplikoi për herë të parë dhe e fitoi atë, me qëllimin për të fuqëzuar rininë shqiptare.