RTSH 24 Live

Aktualitet

Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, Veliaj- 1000 aktivitete për të rinjtë do të organizohen gjatë vitit 2022

12/06/2021

Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, Veliaj- 1000 aktivitete për të rinjtë do të organizohen gjatë vitit 2022

Tirana e shpallur si kryeqyteti europian i të rinjve për vitin 2022 do të sjellë një program ambicjoz aktivitetesh që do të adresojnë nevojat e kësaj kësaj grupmoshe. Në këtë kuadër, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca u takuan me një grup të rinjsh, të cilëve u garantuan mbështetje.
"Delegacioni i BE-së do të vijoj te punojnë per ccështjet e rinisë. Te jesh kryeqyteti Europian i Rinisë nuk është vetëm titull, por duhet të jetë dicka konkete. Jemi gati t’ju ndihmojmë që të zhvilloni sa më shumë aktivitete. Duam t’ju mbeshtesim në shumë nga iniciativat tuaja", tha Soreca.
Viti i ardhshëm shihet si një mundësi shumë e mirë për ta kthyer Tiranën 365 ditë plot me aktivitete dhe në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës.