RTSH 24 Live

Politikë

Thumba mes Ramës dhe Vuçiç, përplasen për Kosovën! Kryeministri: Unë i them Kosovë dhe pikë, jo e ‘ashtuquajtura’

23/06/2022

Thumba mes Ramës dhe Vuçiç, përplasen për Kosovën! Kryeministri: Unë i them Kosovë dhe pikë, jo e ‘ashtuquajtura’

Konferenca pas samiti të BE në Bruksel ka sjellë përplasje dhe ironi mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Edhe pse të dy mbrojtën idenë e “Ballkanit të Hapur” dhe dënuan BE për mosmbjatjen e premtime lidhur me integrimin e rajonit, dakordësinë nuk e kanë gjetur për Kosovë, teksa Vuçiç e ka cilësuar si “e ashtuquajtura Kosovë”, Rama i është kthyer se ai e quan “Kosovë dhe pikë”.

 “Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjën dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”, tha Vuçiç.

“Ai e quajti e ashtuquajtura Kosovë unë i them Kosovë, pikë”, tha Rama.

Gjithashtu ironi mes dy liderëve pati edhe për mos heqjen e vetos bullgare, ku Vuçiç tha s enjë ditë para samitit kishte pak shpresë për e heqjen saj, por Rama i tha se duhet të lexonte Twitter-in e tij dhe jo “propagandën serbe”.

“E kam të shkruar, mos e lexoni te propaganda serbe, por te Twitteri im”, tha Rama.

/rtsh.al/