RTSH 24 Live

Kulturë

Thirrja e vëllait të Lefter Çipës në festivalin "Netët e Bejkës së Bardhë": Polifonia duhet futur në shkolla!

08/06/2021

Thirrja e vëllait të Lefter Çipës në festivalin "Netët e Bejkës së Bardhë": Polifonia duhet futur në shkolla!

Nder i Kombit Lefter Çipa nuk jeton më. Por jetojnë të tjerë polkifonistë që ai ka lënë pas. Jeton polifonia në nder të së cilës për dy ditë me radhë, në 5 dhe 6 qershor në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik "Netët e Bejkës së Bardhë". 
Morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës. Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe Lefter Cipen, ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa. 
Në mbyllje të Festivalit, juria vlerësoi me
1. Çmim te parë " Lefter Çipa" , grupi i Pilurit, Himarë
2. Çmimi i dytë " Kujtim Mici", grupi i Bënçës, Tepelenë
3. Çmimi i Tretë " Koço Çakalli", grupi " Argjiro", Gjirokastër