RTSH 24 Live

Art

The Weeknd është zyrtarisht artisti më i njohur në botë

24/03/2023

The Weeknd është zyrtarisht artisti më i njohur në botë

The Weeknd është artisti më popullor në botë. Kantautori, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, është statistikisht muzikanti më popullor në planet, sipas Guinness World Records.

Këngëtaro kanadez, 33 vjeç, ka vendosur dy tituj të rinj të rekordeve botërore Guinness. Ai ka aktualisht 111.4 milionë që nga 20 marsi dëgjues ne Spotify.

Ai gjithashtu u bë artisti i parë që arriti 100 milionë dëgjues.

Miley Cyrus është konkurrentja më e afërt e The Weeknd, me 82.4 milionë dëgjues në muaj, sipas GWR.

Më pas është Shakira (81.6 milionë), Ariana Grande (80.6 milionë), Taylor Swift (80.2 milionë) dhe Rihanna (78.5 milionë). Konkurrenti më i afërt mashkull është Ed Sheeran (77.5 milionë).

Rritja e këngëtarit The Weeknd u nxit pjesërisht nga TikTok, pasi remiksi i tij "Die for You" u bë viral në platformë, sipas GWR.

Kënga shkoi në vendin e parë në Billboard Hot 100. Hera e shtatë e The Weeknd në vendin e parë. Origjinali "Die for You" u publikua në vitin 2016 në albumin e The Weeknd "Starboy".

Në vitin 2016, ai fitoi një çmim për albumin më të transmetuar në Spotify dhe një tjetër për javët më të njëpasnjëshme në Top 10 të Billboard's Hot 100 nga një artist i vetëm mashkull.

/rtsh.al/