RTSH 24 Live

Aktualitet

Tha se ishte e motra e Klodian Rashës, gazetarja: Vajza mashtroi

09/12/2020

Tha se ishte e motra e Klodian Rashës, gazetarja: Vajza mashtroi

Të gjithë u prekën nga rrëfimi i një vajze gjatë protestës për Klodjan Rashën, e cila tha se ishte e motra e të riut, i cili u vra nga një efektiv policie. Por në fakt, gazetarja “Top Channel”, Kristi Gongo, pas verifikimeve rezulton se vajza nuk është në të vërtetë motra e Klodian Rashës. Gongo tha se nuk dihet arsyeja se pse ajo u prezantua si e motra, kur në fakt 25-vjeçari nuk është vëllai i saj.  “Nuk ishte motra e Klodianit dhe nuk di pse u prezantua si e tillë, pse mashtroi. Vajza na u prezantua e shokuar sikur ishte motra e Klodianit”, tha gazetarja.