RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti/ Ulen tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Pranë njëri-tjetrin në kohë të vështira

07/02/2023

Tërmeti/ Ulen tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Pranë njëri-tjetrin në kohë të vështira

Pavarësisht tensioneve, Greqia është ndër vendet që kanë dërguar ndihmë pas tërmetit fatal në Turqi. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për CNN u shpreh se kjo është një kohë për të lënë mënjanë përkohësisht mosmarrëveshjet, pasi nuk ka lidhje me politikën por ka të bëjë me me shpëtimin e njerëzve, të cilët në kushte të tmerrshme, kanë nevojë për ndihmë. 

Greqia dhe Turqia janë fqinjë që duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë të vështira. Kjo nuk është hera e parë që tërmete godasin vendet tona.  Kjo është një kohë për të lënë mënjanë përkohësisht mosmarrëveshjet tona dhe të përpiqemi të adresojmë atë që është një situatë shumë shumë urgjente. Dua të theksoj këtë: kjo nuk ka të bëjë me gjeopolitikën. Nuk ka të bëjë me njohjen e ndonjë regjimi. Kjo ka të bëjë me shpëtimin e njerëzve në kushte të tmerrshme që kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmën tonë," shtoi ai.

Ndërsa për ndihmat Në Siri, kryeministri grek tha se "nuk ka asnjë garanci se ndihma do të arrijë në zonën e prekur dhe njerëzit, dhe kjo i bën përpjekjet e ndihmës të vështira për t'u tërhequr”, tha Mitsotakis.

Numri i viktimave nga  tërmeti fatal që goditi mëngjesin e së hënës (6 shkurt) kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, ka shkuar në të paktën 7266, numri i të plagosurve në 30,474,   dhe ai i ndërtesave të shëmbura në 11,342.

/rtsh.al/