RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti/ Shkon në 12,000 numri i të vdekurve, Scholz: Organizatat humanitare të kenë akses edhe në Siri

08/02/2023

Tërmeti/ Shkon në 12,000 numri i të vdekurve, Scholz: Organizatat humanitare të kenë akses edhe në Siri

Numri i personave të vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmeteve është rritur në të paktën 12,049 mijë ku 9 mijë e 57 njerëz kanë gjetur vdekjen në Turqi dhe 2 mijë e 992 në Siri nga lëkundjet e e tërmetit të hënën( 6 shkurt).

Situata më e vështirë pas tërmetit paraqitet në Siri, pasi në shumë zona nuk lejohet ndihma nga shtete të ndryshme dhe organizata humanitare. Ndaj Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidentja e Bundestagut, Barbel Bas, kanë bërë thirrje që të lejohet ndihma në këto zona ku njerëzit kanë shumë nevojë.

Tërmeti ka prekur shumë njerëz që tashmë jetojnë në nevojë të madhe. Sidomos në Siri. Situata e tyre tani po përkeqësohet. Është e rëndësishme që organizatat e ndihmës të kenë akses shpejt në të gjitha pjesët e zonës së fatkeqësisë.Gjermania do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndihmës në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Bas.

Nga ana e tij, Scholz tha se Gjermania po i dërgonte ndihma Turqisë dhe ishte në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për të sjellë ndihma humanitare në zonën e tërmetit edhe në Siri.

/rtsh.al/